Loading...

Me ne fund ‘Heshtja mbaroi’ : Zbulohet vrasja e nuses qe helmoi vjerren

Një tjetër nuse vihet pas hekurave për vrasjen e vjehrrës. Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasen Marjana Çmeta, e cila akuzohet se ka helmuar vjehrrën e saj Lirije Lami me fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur në prill 2017 në Kamëz, por asokohe vdekja e 48-vjeçares u raportua si vdekje natyrale.

Pas hetimeve, policia arriti të zbardh ngjarjen. Krahas arrestimit të nuses, policia ka shoqëruar dhe katër persona për “moskallëzim krimi”, mes tyre bashkëshortin e autores së dyshuar dhe vjehrrin.

Agim Lami (bashkëshorti i viktimës), Arben Saliu (kushëriri i Agimit ) dhe Hysen Shehu kanë qenë në dijeni të ngjarjes se ndodhur dhe autorësisë së saj, dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente duke fshehur ngjarjen.

Shkak i vrasjes dyshohet të jenë mosmarrëveshjet e shpeshta mes autores së dyshuar dhe viktimës.

Në pranga janë vënë: 1. Marjana Cmeta, 21 vjeç, banuese në Tiran , për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare“, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.

  1. Agim Lami, 50 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

  2. Hysen Shehu 45 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal.

  3. Arben Saliu , 41 vjeç, banues në Tiranë , për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë personale “Arrest ne Burg“ për veprën penale “Moskallëzim krimi“ parashikuar nga neni 300/1 i Kodit Penal

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com