Konfliktet mes Greqisë dhe Turqisë duket se nuk kanë ndërmend të ndalen, pavarësisht përplasjeve mes anijeve luftarake dhe ndjekjeve më avionë.
Mediat greke raportojnë së fundmi se dy ushtarë grekë janë kapur në territorin turk, teksa patrullonin në zonën e Kastanies në Evros.
Ushtria greke është alarmuar, duke deklaruar se kapja e ushtarëve është një akt i qëllimshëm.
“Grek Reporter” shkruan se zona ku janë kapur ushtarët është një zonë e pyllëzuar.
Për rikthimin e tyre në territorin grek është dashur ndërhyrja dhe negociatat e zyrtarëve në nivele të larta.
Autoritetet turke nga ana tjetër, kanë nisur tashmë procedurat për kthimin e ushtarëve në Greqi, të cilët mësohet së gëzojnë shëndet të plotë.
Incidenti vjen pak dite pas incidentit në detin Egje kur një anije turke përplasi atë të Greqisë.