Mos u cudit
Mos u çudit nëse të dua më shumë nga ç’më do
Jam mësuar të dua pa kushte
Siç duam dëborën që është akull e ftohtë
Te bardhë në dukje.
Në mëndjen time si në një projeksion
Kudoshkoj shfaqet imazhi yt.
Unë e di që të dua më shumë nga ç’më do
Unë di të dua për dy.
Që në kohët e lashta gratë ishin skllave të burrit
Jepnin gjithçka për mashkullin… edhe jetën.
Unë si dua dashuritë në formën e un-it,
Une jam me të vjetrën.
Kështu ndihem një skllave e kohëve moderne
Me një shpirt të lirë ku dashuria sundon.
Di të të dashuroj edhe deri në vdekje
Mos u çudit: Të dua më shumë nga çmë do !…
Anila Toto