Loading...

Mos më zgjo mëngjesin e kujtesës Se më ka mbushur shpirtin plot po shoh në ëndërr ditën… Nga Zamira Agalliu

Mos më zgjo

Mos më zgjo mëngjesin e kujtesës
Se më ka mbushur shpirtin plot
po shoh në ëndërr ditën e martesës
Ik, dhe sot më puth vetëm në flok.

Sot dua të fle, se e kam një shkak
dua që ëndrra ime të më rri në sy
ditët e lumtura janë fare pak
mos më pyet nëse të ënderrova ty.

Ti shko, më puth pra lehtë vetëm në flok
dhe mos më pyet, ëndrrën kam të lirë
kur fle unë, nuk jam më në këtë botë
vec ëndrrat nuk njohin pranga e zinxhirë
……………………………………………………..
a@z

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com