Tentativa për të eleminuar disa puçrra që i kishin dalë në trup ka rezultuar në një katastrofë të vërtetë për futbollistin e famshëm shqiptar të ekipit të Skënderbeut, Bajram Jashanica.
I udhëzuar nga stafi mjekësor i ekipit, Jashanica ka marrë një medikament i cili mesa duket ka përbërës që janë të ndaluar nga UEFA dhe tashmë, futbollisti i njohur rezulton me doping.
Gjithçka ka ndodhur para ndeshjes me Jang Bojsin dhe pasi doli pozitiv edhe në testin B, Jashanica është në pritje të dënimit që do të marrë nga UEFA.
Siç shkruan “Balkanweb”, kjo ka qenë një pakujdesi e stafit mjekësor të Skënderbeut, pasi medikamenti që i është dhënë lojtarit është në listën e medikamenteve të ndaluar dhe për më tepër, stafi nuk bëri të ditur paraprakisht se Jashanica kishte marrë këtë medikament, çka gjithashtu është një procedurë e domosdoshme.