Loading...

‘Mjeshtrit te madh’ aktorit Birce Hasko i urojme jete te gjate!Ta gezoje Ditelindjen

Aktori Birçe Hasko ditën e sotme feston 76-vjetorin e lindjes. Ai është padyshim një nga artistët më të dashur shqiptarë, i cili shquhet për rolet e shumta në Kinematografi dhe Teatër.

Me një plastikë të admirueshme, origjinal, elegant, i drejtëpërdrejtë, shpotitës, komik dhe serioz, Birçe Hasko hyn në atë kategori artistësh, që mbahen mend gjatë për rolet e interpretuara me aq mjeshtëri. I urojm

Mjeshtrit të Madh jetëgjatësi e pleqëri të mbarë.

Aktor dhe pedagog në Akademinë e Arteve për shumë vite, Birçe Hasko Aktor lindi në fshatin Dukat të rrethit Vlorë më 15 mars të vitit 1942.

Më 1961, mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Jani Minga”. Punoi disa vite mësues dhe drejtor shkolle në fshatrat, Amanikaj, Nivicë të rrethit të Tepelenës dhe Poro të rrethit të Vlorës, deri në vitin 1965. Kreu studimet për aktor 1965-1969 në Institutin e Lartë të Arteve dhe nga viti 1969 e në vijim punoi si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademine e Arteve.

Ka kryer detyrën e dekanit të Fakultetit të Artit Skenik në këtë Akademi (1989-1994).

Ka interpretuar role kryesisht të planit komik në teatër si, Milo Tafanin në komedinë “Shi në plazh”, 1983 të Teodor Lacos, Abaz Kola në komedinë “Shtepia me dy porta”, 1984 të Ruzhdi Pulahës, Shazo në dramën “Familja e peshkatarit”, 1984, e Sulejman Pitarkes, etj..

Rezultate imazhesh për birce hasko

Natyrë vetiu që mundëson aspekte “komike” dhe “fshatarake” (nga vetë mënyra e reagimeve, fizionomia, të folurit, etj.), ai ndërfuti në rolet e tij në teatër një qasje interpretative të veçantë, vetjake, vështirë të përsëritshme sa i përket ojnave dhe përshtatjes. Individualiteti i tij u formësua më së tepërmi në kinematografi, posaçërisht në role të dyta e që njëmendësojnë tipa të veçantë, me një origjinalitet e plastikë fantastike.

Imazh i ngjashëm

Birçe Hasko ka realizuar 32 role, ku spikat në filmat; “Kur zbardhi një ditë”, 1970, (ballisti Sulo), “Malet me blerim mbuluar”, 1971, “Njeriu me top”, 1977, (Tosun Baci), “Koncert në vitin 1936” (Tellalli), “Radiostacioni”, 1979, (Mete Aliu), “Dhe vjen një ditë, 1986, (dajë Alushi), “Përrallë nga e kaluara”, 1987, (plaku i sertë), “Shkëlqim i përkohshëm”, 1988, (babai), ku ka fituar çmimin e dytë në Festivalin e Filmit; “Parullat”, 2000 (Sekretari i Partisë), “I dashur armik”, 2005 (tregtari hebre), etj..

Rezultate imazhesh për birce hasko

Loja e tij përshkohet nga ndjenja e një humori të çlirët, spontan. Është aktor që skicon karaktere të gjalla, tipa popullorë, origjinalë, me një prerje shpesh burleskë, plastikisht i veçantë, me mimikë shprehëse, i mvetësishëm e spontan në gjeste, me ndjenjën e kudogjendshme të ritmit të brendshëm dhe të vërtetësisë.

Portreti dhe nuri komik, ojnat, të folurit tejet konkret e shpotitës, prania gjerazi e intonacioneve foljore të zhargonit të labërishtes, mënyra e sjelljes ndaj rolit, marrëdhëniet e natyrshme me dhe përballë personazhit tjetër (shpesh si me “karshillek”, e llojit “mburracak”), vërtetësia e komunikimit me partnerin në lojë, janë cilësi të tjera të vlerësuara të aktrimit të tij.

Imazh i ngjashëm

Hasko ka gjithashtu një punë të gjerë si pedagog në përgatitjen e studentëve për aktorë, duke inskenuar shumë etyde, fragmente, si dhe 18 vepra dramatike të plota. Më 13 nëntor 1989 i është dhënë titulli “Artist i merituar”. Më 10 prill 1995, ka fituar titullin universitar “Profesor” dhe më vonë ka marrë me merita të plota titullin, “Mjeshtër i madh”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com