Loading...

Mjeku e klasifikon ‘plagosje të lehtë’, 13-vjeçari bie në koma pas aksidentit

Spartak Bramka tregon në emisionin “Stop” historinë e tij të dhimbshme. Në Qershor të vitit të kaluar iu aksidentua djali 13-vjeçar në rrugën Plepa-Shkozet, ndërsa lëvizte me biçikletë.

I mituri përfundoi në koma, me fraktura në kokë e këmbë dhe me hemoragji. Djali u trajua në Urgjencën e Durrësit, ndërsa drejtuesi i automjetit, Bedri Troka u la në arrest shtëpie.

Por pavarësisht dëmtimeve të rënda të 13-vjeçarit, mjeku ligjor Albert Kreçi e klasifikoi “plagosje e lehtë”.

Mjekët e Urgjencës së Durrësit thonë se djali kishte hemoragji në kokë dhe përjashtohet plagosja e lehtë.

Ndërsa vetë Albert Kreçi lëshon një lumë sharjesh e fyerjesh, kur babai i të miturit e pyet për rastin e të birit!

“Quhem Spartak Bramka dhe i jam drejtuar emisionit tuaj për të denoncuar ekspertin mjeko-ligjor, Albert Kreçi. Në datë 8 Qershor ndodh një aksident, makina aksidenton djalin tim në kryqëzim, në vijat e bardha. Djalit tim i jepet ndihma e shpejtë në Urgjencën e Durrësit.

Nga kjo doli me plagë, ka patur një plagë të theksuar në këmbë, se tani po bëhet viti dhe plaga po mbyllet, si dhe një plagë të theksuar në dorë. Kishte hemoragji në vesh, frakturë në kokë një nga ana e djathtë e një nga ana e majtë dhe dy fraktura në këmbë. Na kanë nisur urgjent në Tiranë, te Spitali Ushtarak dhe e futën djalin në reanimacion.

Djali ka qëndruar në gjendje kome për më tepër se 72 orë. As nuk fliste, as nuk dëgjonte, as nuk reagonte, asnjë gjë! E vetmja gjë që mund të lëvizte ishte qepalla dhe për në kjo ishte arritje. Kjo zgjati më shumë se 2 muaj se djalit iu vendos allçi, vazhdoi të mjekohej nga koka.

Për 12 ditë ka qenë në Spitalin Ushtarak i shtruar dhe rreth 20 ditë më vonë u njoha me dosjen, që i kishte kaluar prokurorisë.

Atje mora vesh edhe për Bedri Trokën, që ishte shoferi që shkaktoi aksidentin. Gjykata kishte vendosur arrest shtëpie deri në përfundim të gjyqit”.

Spartak Bramo, i ati i të mbijetuarit nga aksidenti, tregon se ende gjenden në proces gjyqësor, pasi çështja sipas tij, është zvarritur.

Ai shton: “Pikërisht për këtë i jam drejtuar emisionit tuaj, për të denoncuar një rast flagrant, ku eksperti mjeko – ligjor Albert Kreçi ka bërë një ekspertim që tregon se plagosja e djalit tim është ‘e lehtë’. Kërkova pranë prokurorisë riekspertimin e çështjes së plagosjes së djalit tim. Atje ishin një grup ekspertësh që më thanë që më kanë rënë qafë se djali është me plagosje të rëndë. Ky komision u bazua në kartelën shëndetësore të Urgjencës së Durrësit dhe arriti në konkuzionin që plagosja e djalit ishte e rëndë. Ky eksperti bëri që edhe procesi të më vonohet deri sa të marrë vendimin e plotë, por edhe që unë të harxhohem, sepse kam paguar tarifën e riekspertimit etj etj”.

Sipas tij, eksperti mjeko-ligjor Albert Kreçi ka lehtësuar masën e sigurisë për shoferin që shkaktoi aksidentin, duke thënë: “Më këtë ekspertim që ka bërë zotëria, mua më ka goditur djalin për herë të dytë!”

I aksidentuari rrëfen se nuk mban mend asnjë gjë nga ngjarja, por në ekspertimin e Kreçit rezulton se ai mbante mend, duke i treguar madje gjithçka me detaje. Adi tregon se pas 8 muajsh ndjen ende dhimbje të këmbës kur prishet moti, si dhe ruhet shumë se mos pëson goditje në kokë ndërsa është duke luajtur më shoqërinë.

“Kjo është biçikleta, me të cilën udhëtoja ditën e aksidentit. Mund të shihen qartë dëmet që i kanë ndodhur, që është biçikletë hekuri e jo më unë që isha njeri me kocka e mish dhe normal që do kisha më shumë dëme”.

Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Spitalit Rajonal të Durrësit, ku u shtrua pacienti i aksidentit, Adi Bramko për të mësuar gjendjen e tij shëndetësore më 8 Qershor 2017.

Gazetarja- Ti, si mjek që e ka…

Mjeku 1 – Unë, si mjek me këtë që shoh, nuk e mbaj mend… me këtë që shoh këtu patjetër që është e rëndë.

Gazetarja – Është e rëndë?

Mjeku 1 – Kur themi hemoragji, patjetër! Hemoragji në tru. A a e kupton? Nuk diskutohet!

Qytetari – Problemi qëndron me ekspertin mjeko-ligjor.

Mjeku 2 – Pse?

Qytetari – Që ka paraqitur në Gjykatë një raport mjeko-ligjor, ku pretendon se plagosja e çunit është e lehtë.

Gazetarja – Po, për 9 ditë..

Qytetari – Për 9 ditë ai del. Ku unë kërkova riekspertim mjeko-ligjor.

Gazetarja – Po, ja aftësia…

Mjeku 2 – Po mirë mo, qenka mjek më i zoti se ne ky, me këtë nuk konkurrojmë dot ne.

Gazetarja – Ky nuk është se ndenji 9 ditë, se ky 3 ditë ndenji në koma, 2 muaj i ka ndenjur këmba në allçi. Shihe Odetën këtu, shihe foton! Shihe, shihe!

Mjeku 2 – Dakord mo, dakord! Frakturat shërohen për 2 muaj, nuk shërohen për 9 ditë!

Gazetarja – Po pra po, po çfarë thotë raporti mjeko-ligjor tani?!

Mjeku 2 – Të gjitha këto tregojnë që pacienti ka qenë një pacient që kishte risqe teorike për të qenë serioze.

Gazetarja e emisionit “Stop” së bashku me denoncuesin shkuan te zyra e ekspertit mjeko-ligjor Albert Kreçi, por nuk ndodhej aty, ndaj dhe u lidhën nëpërmjet një telefonate.

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Alo?

Denoncuesi – Përshëndetje zoti Albert. Isha te zyra jote këtu në Durrës, por nuk ishe. Ke bërë ekspertimin e djalit tim

Mjeku ligjor Albert Kreçi- Po.

Denoncuesi – Bëhet fjalë për një fëmij 13-vjeçar, i aksidentuar në unazën Plepa-Shkozet. Adi Bramka quhet.

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Po!

Denoncuesi – Ti ke bërë ekspertimin për herë të parë, por kartela e djalit me ekspertimin që ti ke bërë nuk korespondojnë fare. Ti e ke nxjerrë me dy gërvishtje të lehta në kokë djalin, kur ka patur dy fraktura në kokë dhe dy në këmbë. Ka shumë mangësira! Ke fshehur 4 fraktura të djalit! Unë prandaj doja të të takoja.

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Sqarimet unë i jap në Prokurori, jo tek ti.

Denoncuesi – Në rregull, ti jepi në prokurori. Unë po të kërkoj llogari si prind, sepse ti më ke hapur shumë punë!

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Po si prind s’ke pse m’i kërkon në telefon ti. Duhet të m’i kërkosh kur të jesh…kur të jesh ti, kur të jesh në punë aty! Mua të më vish të më takosh!

Denoncuesi – Kam ardhur, të kam kërkuar …

Mjeku ligjor Albert Kreçi – Ore, rrotë k….! Mbylle telefonin o b…q…! Ore, b…q…! Të thashë edhe një herë, mos… mos më provoko mua k… se të q…atë motrën!

Denoncuesi – Nuk po të provokoj, po të them …

Por eksperti mjeko – ligjor mbylli telefonin pas shumë ofendimeve kundrejt një prindi që kërkon përgjigje se përse ka fshehur provat e aksidentit të të birit, aksident ky që mund t’i kishte marrë dhe jetën.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=RfNGlYRoiBQ]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com