Loading...

Met Kanani ka punuar me Habilajt e Balilin…lidhje me kupolën e PS

Ish-kyeministri Sali Berisha përmes denoncimit të një oficeri dixhital tregon lidhjet e Met Kananit, shqiptarit të cilësuar baron i drogës apo Eskobari i Shqipërisë, që u arrestua dje në Turqi.

Sipas denoncimit të oficerit, Kanani ka punuar me vëllezërit Habilaj e Klmenrt Balilin. Po ashtu thuhet se ai ka lidhje edhe me eksponentë të lartë të Partisë Socialiste, përfshi këtu edhe ministra.

STATUSI I PLOTE
“Ujku i Detit” lidhje te ngushta me kupolen me te larte te PS!
Lexoni mesazhi e oficerit dixhital! sb
“Mirembrema Dr jam oficer policie, baroni i droges Met Kanani i kapur dje ne Turqi eshte nje nder eksponetet e trafikut te droges me te fuqishem te jugut, me origjin nga Patosi me lidhje shume te forta politike me kupolen me te larte te Partise Socialite ministra dhe qeveritar te majte vendor Ai esht bizesmen dhe sponsorizus i rendesishem i tyre prej vitesh . Ky person ka qe nga viti 2015 qe i ishte vene nofka nga autoritetet nderkombetare “ujku i detit” dhe ka trfikuar me nje super skaf ne Turqi, Greqi dhe Itali lende narkotike canabis stativa dhe heroine dhe arme.Ka burime te forta qe ky klan ka punuar me Klement Balilin dhe Habilajt e Tahirit. Eshte ne kerkim nderkombetar ne disa shtete te BE.”

sali berisha

Met Kanani ose i njohur ndryshe si “Met shqiptari” është baroni i drogës i cili u kap gjatë një operacioni të madh antidroge në Turqi, një ditë më parë atje ku u sekuestruan edhe 1.1 ton kanabis.

Media turke “Haberturk” e ka cilësuar Met Kananin edhe si “Escobar-i shqiptar” për sasitë e mëdha të drogës të lëvizura si dhe për për lidhjet e tij me politikanë shqiptarë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com