Loading...

Merr djalin e mitur dhe largohet pa lënë gjurmë, 23 vjeçarja alarmon familjen e burrit

Një e re nga Rrogozhina ka marrë djalin e saj të mitur dhe është larguar nga banesa në të cilën jetonte. Denoncimi në polici është bërë nga vjehrri i saj, 54 vjeçari me inicialet F.B.

Ai ka denoncuar në polici se në datën 8 të këtij muaji nusja e djalit, e moshës 23 vjeç është larguar pa lënë gjurmë duke marrë me vete edhe djalin 3 vjeç.

Njoftimi i policisë

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 10.03.2018, shtetasi F.B, vjeç 54, banues në Rrogozhinë, kallëzon se, më datë 08.03.2018, i janë larguar nga banesa nusja e djalit me vajzën e mitur me iniciale, I.B., dhe A.B, vjeç 23 e 3. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com