Loading...

Masakrimi, pronat nga veriu në jug në duart e…

Skema e falsifikimit të dokumenteve të pronësisë dhe tjetërsimi i kategorisë nga rërë në bujqësore është regjistruar edhe më parë prej prokurorisë shqiptare. Një muaj më parë në bashkinë Rrogozhinë u vunë në pranga 8 persona dhe dy u shpallën në kërkim për abuzimin me 11 mijë metër katror tokë në zonën bregdetare të Spillesë.

Ndërkohë në Kavajë në muajin nëntor të vitit të shkuar u zbuluan 135 praktika të falsifikimit të dokumenteve duke e ndarë tokën shtetëore në favor të individëve dhe më pas ish-zyrtarët e Bashkisë Kavajë dhe bashkëpunëtorë të tyre i shisnin tek persona të tjerë. Nga operacioni u vunë nën akuzë 11 persona ish-drejtues të lartë të Bashkisë por dhe ish-zyrtarë të zyrave të regjistrimit. Në listën e përfituesve të zbardhur prej policisë ishin dhe familjarë të ish-kryetarit të bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi.

Një tjetër procedim është dhe rasti i dosjes së Gjirit të Lalzit. Në pranga u vunë 4 persona ndër të cilët dhe ish-kryetari i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi. Sipas prokurorisë, ndalimi është bërë për shkak të abuzimit me ndarjen e tokave sipas ligjit për tokën, dhe të disa kontratave qiraje për dhënie të hapësirës publike plazheve.

Në korrik të vitit 2016 prokuroria vendosi të ndalojë ish-kryetarin e komunës Levan, Xheladin Malaj, dhe 3 zyrtarë të tjerë nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikim të dokumentave” duke favorizuar një subjekt në ushtrimin e aktivitetit në tokë shtetërore.

Dosjet e zyrtarëve të lartë për prona në fakt kanë vijuar dhe më tej në vite, teksa shpesh janë mbyllur për mungesa të provave. Në shkurt 2017, 20 hektarë janë sekuestruar pranë zonës së Porto Romanos. Në të njëjtin vit në Shkodër u bllokuan 23 mijë m2. Në maj 2016 u sekuestruan 220 hektarë tokë në zonën e Karaburunit dhe po në të njëjtin qark në vitin 2015 u sekuestruan 44 hektarë tokë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com