Loading...

Manjani: Teatri është çështje publike, jo bingo qeveritare

Duke marrë shkas nga prezantimi i projektit të godinës së re të Teatrit Kombëtar, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, bën thirrje me zë të lartë se Teatri është çështje publike. Në një shkrim të postuar në profilin personal të facebook-ut, Manjani vendos si kryesore se kur qeveria e sheh si biznes, shoqëria duhet të reagojë.

”Teatri është çështje e trashëgimisë kulturore të një shoqërie. Qeveria e sheh si biznes, ndaj i takon shoqërisë të reagojë. Do teatër apo bingo?! Teatër apo dyqan brekësh?! Shoqëria duhet ta ndajë! Të dyja nuk shkojnë! Askund si kemi parë! Ndërtimi aty është një çështje urbane. Urbanistika është pronë publike dhe jo qeveritare! As e biznesit privat! Ndërtimi i gjithë atyre hapësirave tregëtare është ndikim i drejtpërdrejt në tregun immobiliar. Ndërkohë po ndërtohen kulla në gjithë qendrën e kryeqytetit. Asnjë studim ekonomik nuk i justifikon”!

Duke ju drejtuar shqiptarëve, Manjani shtron pyetjen se shoqëria duhet të ndajë mendjen, nëse do bingo, qendër byrekësh apo teatër. Këtë e lidh me ndërtimin aty, duke e cilësuar urbanistikën që është pronë publike.

”Ndërtimi aty është një çështje urbane. Urbanistika është pronë publike dhe jo qeveritare! As e biznesit privat! Ndërtimi i gjithë atyre hapësirave tregëtare është ndikim i drejtpërdrejt në tregun immobiliar. Ndërkohë po ndërtohen kulla në gjithë qendrën e kryeqytetit. Asnjë studim ekonomik nuk i justifikon”,-shton më tej Manjani.

Shkrimi i plotë i Ylli Manjanit

Çështja e Teatrit Kombëtar nuk është vetëm çështje e artistëve! Është gabim i madh të mendohet kështu! Për fat të keq, dëgjojmë edhe politikanë e deputetë që flasin për “të drejtat e artistëve”…

Teatri Kombëtar është çështje e shqiptarëve, artdashësve më së pari! Teatri është çështje e zhvillimit të artit dhe kulturës Kombëtare. Artistët janë vetëm kontribues në të!

Për artistët ndërtesa e teatrit është vetëm vendi ku ata punojnë. Natyrisht, një vend i veçantë sepse aty ata shpenzojnë emocionet e jetës së tyre artistike.

Por qëllimi është publiku dhe e mira që i vjen atij nga teatri. Teatri është çështje e trashëgimisë kulturore të një shoqërie. Qeveria e sheh si biznes, ndaj i takon shoqërisë të reagojë. Do teatër apo bingo?! Teatër apo dyqan brekësh?!

Shoqëria duhet ta ndajë! Të dyja nuk shkojnë! Askund si kemi parë! Ndërtimi aty është një çështje urbane. Urbanistika është pronë publike dhe jo qeveritare! As e biznesit privat!

Ndërtimi i gjithë atyre hapësirave tregëtare është ndikim i drejtpërdrejt në tregun immobiliar. Ndërkohë po ndërtohen kulla në gjithë qendrën e kryeqytetit. Asnjë studim ekonomik nuk i justifikon!

Kjo mund të çojë në një krizë të tregut dhe të ekonomisë familjare, në rast zhvleftësimi drastik të vlerës së pasurisë së paluajtëshme! Krizë e njohur kjo me efekte zinxhir në ekonomi. Ndërtimi me PPP është çështje e ekonomisë publike. Mund të rritet ende borxhi publik i shtetit, pra borxhi për tu paguar nga shqiptarët dhe jo qeveritarët! FMN po ulëret kundër PPP-ve e koncensioneve.

Pra një godinë teatri nuk është çështje qeveri-aktorë! Është çështje publike që prek drejtpërdrejt interesat publike urbane, financiare, ekonomike e kulturore të shqiptarëve!

Artistët duhen falenderuar për revoltën, por duhen mbështetur! Nuk mund të fshihemi në shtëpi duke parë perplasjet qeveri-artistë dhe të bëjmë tifozllëk për palët në konflikt! Është më shumë sesa teatri! Është Shqipëria!

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com