“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të sigurojë 100% të trajtimit me barin e shtrenjtë Trastuzumab (Herceptine) për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit, përmes një marrëveshje të negociuar nga qeveria shqiptare me kompanitë mëmë për të siguruar një ulje të rëndësishme të cmimit, në mënyrë që të garantojmë për herë të parë falas këtë kurë të shtrenjtë por jetike për gratë që vuajnë nga kjo sëmundje”. Deklarata u bë sot nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu, në takimin “Beteja me kancerin e gjirit vazhdon…”, organizuar nga shoqata YËCA.
“Ne të gjithë këtu e dimë shumë mirë sesa problem kemi patur ndër vite me mbulimin 100 % të medikamenteve për tumoret në Shqipëri. Sot me krenari them që ne mbulojmë 100 % të trajtimeve me medikamente të linjës së parë. Sigurisht, kemi shumë për të bërë por një lajm të mirë dua tja u jap sot. Nëpërmjet një vendimi të qeverisë të marrë së fundmi, ne I kemi hapur rrugën trajtimit 100 % të kancerit të gjirit nëpërmjet një medikamenti, që ju e dini shumë mirë që është një medikament shumë i shtrejntë, por që ne synojmë që brenda 6 mujorit të parë të këtij viti të vitit 2018 ne të mbulojmë 100 % të nevojave me këtë trajtim, për të gjitha gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit”, tha Manstirliu.
Ministrja deklaroi gjithashtu se përveç trajtimit medikamentoz, Brenda muajit Prill do të zgjerohet trajtimi radioterapeutik për sëmundjet tumorale, me vënien në punë të akseleratorit të dytë linear në shërbimin onkologjik në QSU.
“Nuk është e largët koha kur trajtimi me radioterapi kryhej përmes aparaturës së vjetër të kobaltit, ndërsa sot që flasim, rreth 50 pacientë në ditë e marrin shërbimin e radioterapisë me aparaturën bashkëkohore të akseleratorit linear në QSUT dhe Brenda muajit Prill do të vëmë në funksion akseleratorin e dytë linear që tashmë është instaluar pranë spitalit onkologjik, për të zgjeruar shërbimin për personat që vuajnë nga sëmundjet tumorale”, tha Ministrja Manastirliu.
Ajo vuri theksin te rëndësia e parandalimit, pasi, nëse kapet në kohë, kanceri I gjirit trajtohet dhe mund të kurohet.
“Dy mamografi të lëvizshme ofrojnë shërbimin në komunitet, kryesisht për gratë e zonave rurale që kanë më pak mundësi aksesi në këto shërbime, duke bërë të mundur që rreth 5 mijë gran ë vit të kryejnë këtë ekzaminim vetëm përmes mamografëve të lëvizshëm. Ndërkohë brenda muajve të parë të këtij viti, ne do të fuzisojmë spitalet rajonale me 5 mamografë të rinj, për të ofruar shërbimin sa më afër njerëzve, aty ku janë nevojat”, tha Manastirliu.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë gra të mbijetuara nga sëmundja e kancerit të gjirit, deputete, ambasadori amerikan Lu, ambasadori austriak Sattler, aktivistë të shoqërisë civile, etj. u dha mesazhi për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm të sëmundjes sepse beteja me kancerin e gjirit është një betejë që mund të fitohet, nëse sëmundja kapet në kohë.