Loading...

Makina e hedhur në erë në Shkoder ështe e një punonjësi …

Makina e hedhur në ere gjatë natës së sotme në Shkoder i përket një punonjësi të policisë së shtetit dhe pikërisht shefit të financës së Policisë Kufitare të qarkut verior të vendit. Nuk dihet akoma nëse eksplozivi në makinë ka lidhje me punën që bën pronari por dihet se makina ka qenë e parkuar në rrugë dhe është verejtur demtimi I saj me eksploziv nga vetë pronari i mjetit.

Behte e ditur ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Perash’, ku makina ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli. Nga shpërthimi, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në njoftimin polociosë thuhet se “Më datë 25.03.2018, në orët e para të mëngjesit në lagjen “Perash” Shkodër, është dëmtuar me lëndë plasëse mjeti tip Benz me targa AA655MK, në pjesën e prapme të mjetit, në pronësi të shtetasit A. L., 40 vjeç banues në lagjen Perash, të cilën e ka patur të parkuar në rrugë. Grupi hetimor vijon veprimet  për sqarimin e plotë të rrethanave kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.”

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com