Loading...

Mafia fiton miliarda euro nga kanabisi: “Deutsche Welle” film për Shqipërinë

Sikur të mos mjaftonte kapja e 613 kilogramëve kokainë në Maminas, të tjera të dhëna tronditëse kanë dalë në dritë ditën e sotme në një dokumentar të realizuar nga ” Deutsche Welle”.

Sipas medias gjermane kultivimi i kanabisit në Shqipëri është një industri miliarda euroshe.

Në një dokumentar të realizuar në Shqipëri, gazetarët e DW janë shoqëruar nga Guardia di Finanza dhe Policia Shqiptare.

Sipas reportazhi prej 43 minutash kushtuar kultivimit dhe trafikimit të drogës në vendin tonë, Shqipëria është një nga prodhuesit kryesorë të drogës në botë.

Dokumentari është realizuar përgjatë vitit 2017 por është publikuar vetëm pak ditë më parë.

Gazetarët kanë ndjekur nga afër aksione në det dhe në ajër, madje kanë intervistuar edhe kryeministrin Edi Rama.

Pjesë e të intervistuarve janë edhe Dritan Zagani dhe gazetari Artan Hoxha.

Pjesë nga dokumentari

E vendosur në Ballkanin Juglindor, Shqipëria ka një popullsi prej më pak se tre milionë banorë. Klima, me deri në 300 ditë diell në vit, është ideale për bimën e kanabisit, e cila ka origjinën në Azinë qendrore. Korrupsioni politik, një gjyqësor i dobët dhe varfëri e përhapur kanë shërbyer për të rritur kultivimin ilegal dhe tregtinë e drogës. Ndryshimet që ndodhën në fillim të viteve 1990, kur Shqipëria u shndërrua nga një regjim totalitar në demokraci, u karakterizua nga trazira të dhunshme dhe nga paligjshmëria.

Klanet e mafies me lidhje me qarqet më të larta politike realizuan përfitime të mëdha nga trafikimi i klandestinë, i cigareve kontrabandë, armëve dhe heroinës. Kjo ishte situata derisa filloi kultivimi në shkallë të gjerë i bimës së kanabisit.

Qeveria shqiptare ka shpallur luftë kundër mafias së kanabisit, pasi është nën presion nga Bashkimi Evropian. Në fund DË shtron pyetjen: Si ka mundësi që si ka mundësi që një sasi kaq e madhe kanabisi kalon Adriatikun, hyn në Itali dhe më pas në vende të tjera të BE?!

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=8r-D0QMeADQ]

https://youtu.be/8r-D0QMeADQ

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com