Mançester Junajtid ka kaluar në gjysmëfinalen e FA Cup pasi ka mposhtur 2-0 Brajton në “Old Traford”. Skuadra e Murinjos pati më të thjeshtë pasi gjeti golin me Romelu Lukaku në minutën e 37-të pas një krosi të përsosur të Matiç në shtyllën e dytë.
Miqtë tentuan që të barazonin, por shpresat e tyre u shuan me golin lojtarit më të mirë në fushë Nemanja Matiç, i cili edhe ai me kokë, dyfishon rezultatin në minutën e 84-t pas një krosimi të Ashlei Jang.
https://streamable.com/ukb8h