Loading...

Lorik Cana zbulon sëmundjen që e detyroi të linte futbollin

Sëmundja që ka detyruar Lorik Canën për t’u larguar nga futbolli quhet miokardi.

Lajmi dihej prej kohësh, por jo me saktësi dhe qendërmbrojtësi e ka pranuar dhe shpjeguar në detaje vetëm së fundmi në një intervistë për prestigjiozen franceze “L’Equipe”.

“Ka rreth 15-16 muaj që e kam mbyllur me futbollin. Ky sport ishte kthyer në një profesion të rrezikshëm për mua.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Kisha disa probleme shëndetësore, të cilat nuk po i kaloja dot.

Përpara dhe pas Europianit në Francë kam kryer disa analiza specifike, të cilat treguan se nuk isha edhe aq mirë. Sëmundja ime quhet miokardi.

E kam si pasojë e një virusi të marrë më parë. Kam pasur temperaturë dhe jam sfilitur nga mingarkesa fizike.

Virusi ka prekur miokardin dhe më ka provokuar një skuqje.

Pas kontrolleve të specializuara, arrita të kuptoja problemin.

Mjekët nuk më jepnin siguri se do të mund të luaja sërish futboll, kështu që i dhashë fund karrierës”.

Kjo deklaratë e Canës është shumë e dhimbshme për të gjithë fansat e tij, të cilët e kanë ndjekur prej vitesh dhe sot e kësaj dite vazhdojnë ta shohin si idhull.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com