“Jam i zhgënjyer të shikoj se Indeksi i Dhomës Amerikane në vitin 2017 ka rënë lehtë, në 42.45, nga 43.78 në 2016-n”. Me këtë frazë i drejtohet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, në letrën e tij pwr anëtarët e Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Dhoma Amerikane publikoi sot indeksin e besimit (ABI) i cili tregonte përkeqësim, pas përmirësimit të një viti më parë.
Në linjë me përkeqësimin e treguesit të besimit, edhe mesazhet e dhëna nga ambasadori këtë vit janë shumë të ashpra.
“Ashtu si në vitet e kaluara, ABI për vitin 2017 reflekton pakënaqësinë e vazhdueshme me një sërë treguesisht të rëndësishëm të klimës së biznesit, veçanërisht nivelet e taksave, burokracinë e qeverisë, konkurrencën e pandershme, problemet në gjetjen e stafit të kualifikuar dhe korrupsionit”.
Sondazhi, thuhet në letër, gjithashtu tregon se besimi i anëtarëve është përmirësuar në disa fusha, përfshirë kërkesën për mallra dhe shërbime, furnizimin me energji dhe gjendjen e sistemt gjyqësor.
“Unë jam i inkurajuar nga misioni i Dhomës Amerikane për të ndërtuar një klimë më të mirë biznesi. Së bashku ne mund të nxisim qeverinë që të zbatojë reformat e nevojshme dhe të luftojë korrupsionin. Unë u kërkoj të gjithë anëtarëve të Dhomës Amerikane të kërkojnë të mbajnë lart blerat bazë amerikane të drejtësisë dhe transparencës. Së bashku, ne mund të tejkalojmë sfidat e momentit dhe të punojmë për një qëllim më të madh, të bazuar në interesat tona të përbashkëta dhe vlerat që ndajmë”, përfundon letra e ambasadorit amerikan në Tiranë.