Barcelona dhuron një surprizë të madhe në ndeshjen e javës së 26-të. Skuadra katalanase nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Las Palmas.
Skuadra e sapongjitur këtë sezon ka zhvilluar një ndeshje fantastike. Barcelona u duk se do ta kishte shumë të thjeshtë pasi kaloi në avantazh që në minutën e 21-të me Lionel Mesin pas një goditje dënimi të shënuar në mënyrë mjeshtërore nga argjentinasi.
Reagimi i vendasve vjen në pjesën e dytë teksa gjyqtari Lahoz dha një 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë në zonën e blaugranëve. Nga pika e bardhë shkon Kaleri, i cili mposhtë portierin Ter Shtegen.
Barcelona me këtë barazim mbetet në vendin e parë me 66 pikë, por tashmë vetëm 5 më shumë se Atletiko, ndërkohë që Las Palmas mbetet në vendin e tretë nga fundi me 20 pikë.
https://streamable.com/wyyz8