Loading...

Lajm i mrekullueshëm! Anglia bën hapin e shumëpritur për emigrantët

Nga të dhënat duket qartë se Britania e Madhe po përfiton “shumë pak” nga një marrëveshje e Bashkimit Europian, e njohur ndryshe si “Rregullacioni i Dublinit”, për të kthyer azilkërkuesit në vendin nga kanë ardhur.

E sipas një raporti të “Migrationwatch”, rregullacioni është “virtualisht i padobishëm”, mes shqetësimeve se anëtarë të tjerë të bllokut po e shfrytëzojnë Britaninë.

Britania i ka kërkuar partnerëve europianë në vitin 2016 të kthejnë 4,237 azilkërkues në vendet nga vijnë, por vetëm 355 u transferuan, më pak se një në dhjetë persona.

Gjithashtu shifrat zbulojnë se për të dy vitet, 2016 dhe 2017, vetëm 676 azilkërkues u kthyen, më pak se një në ditë pavarësisht se mijëra njerëz vinin nëpërmjet qytetit të Kalais, në të njëjtën kohë kur Britania pranoi 1,019 azilkërkues sipas ‘Rregullacionit të Dublinit’.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com