Loading...

Ky është ish-kancelar, martohet për herë të pestë

Në moshën 73 vjeçare, ish-kancelari i Gjermanisë Gerhard Shrëder është martuar për herë të pestë me një përkthyese nga Koreja e Jugut. 73-vjecari Shreder që ka pasur një jetë private me shume gra, dhe që e thërrasin shkurt “zotnia Audi” në referencë të makinës me 4 unaza, është martuar me Kim So-yeon.

Kim 47 vjeçe është përfaqësuese e Agjensisë gjermane të Zhvillimit Ekonomik dhe ka punuar si përkthyese për Shrëderin. Marrëdhënia e tyre ka nisur në shtatorin e vitit të kaluar kur ish-bashkëshortja e tij Kopf Shreder, gruaja e katërt, kishte deklaruar divorcin edhe për shkak të marrëdhënieve të Shrederit me Kim.

Kurse Shreder ka deklaruar se Kim nuk ka asnjë lidhje me divorcin dhe ai do të kalojë pjesën e jetës që i ka mbetur duke udhëtuar nga Gjermania në Korenë e Jugut e anasjelltas. Shrëderi ka qenë kancelar i Gjermanisë në periudhën 1998-2005

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com