Loading...

Kush është deputeti që u zhvat nga dentistja Olesia Duka

Dentistja 38-vjecare e arrestuar pak dite me pare per mashtrim, e cila u la ne burg nga gjykata, Olesia Duka ka mashtruar më shumë se 11 biznesmenë duke u marrë miliona euro, e duke premtuar se do t’ua kthente.

E listes së personave që ka mashtruar i shtohen edhe personazhe të njohur në politikë.

Përveç biznesmenit të parë që e denoncoi,  Idlir Hoxha, i cili i dha Dukës një shumë rreth 900 mijë euro, duket se ‘pre’ e dentistes ka rënë edhe një ish-deputet socialist.

Një nga njerëzit që i dha miliona Dukës për të investuar në klinikën e saj, ishte edhe ish-deputeti socialist Sh.T.

Në fushatën e fundit elektorale, ish-deputeti i Ramës ndërroi parti dhe u prezantua si kandidat për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Duke parë inicialet mund të themi së bëhet fjalë për ish-deputetin e Durrësit, Shkëlqim Troplinin.

Madje ish-deputeti ka qenë një nga mbështetësit kryesorë dhe ka qenë shumë i afërt më dentisten, por ende nuk dihet sasia e parave që stomatologia i ka marrë socialistit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com