Loading...

Kush është 16 vjeçari i cili u vra nga bashkëmoshatari në Durrës

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja që shokoi Durrësin paraditen e sotme ku një adoleshent qëlloi me thikë duke e lënë të vdekur në vend një bashkëmoshatarin e tij.

Gazetari i Panorama Leonidha Musaj raporton se adoleshenti që humbi jetën quhet Anxhelo Gjokazaj dhe ka qenë nxënës në shkollën profesionale Beqir Çela, ndërsa 17 vjeçari Devi Lala i cili e qëlloi me thikë, nxënës në shkollën Naim Frashëri.

Po ashtu mësohet se e ka qëlluar tre hetë më thikë në një shpatull dhe thika i ka prekur zemrën. Po ashtu autori e ka qëlluar edhe dy herë në bark, mësohet të kenë thënë mjekët.

E ndërsa familjarët e Gjokazajt janë informuar nga të afërmit për ngjarjen dhe mësohet të kenë shkuar menjëherë në spital ku e kanë gjetur 16 vjeçarin në gjendje kritike për jetën.

“Nuk kishim dijeni për ndonjë konflikt të Anxhelos, jemi të shokuar. Nuk dimë çfarë të themi” ka qenë reagimi i familjarëve.

Që të dy adoleshentët janë banorë të Spitallës në Durrës.

db38e84f-c5b3-4167-b203-8f276e5901d5

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com