Loading...

Kufoma e dekompozuar në Fier , detaje nga njohja në Belgjikë dhe vrasja e shokut me çekiç

Një trup i pajetë u gjet ditën e djeshme në një kanal në fshatin Daullas të qytetit të Fierit, ndërsa detaje të plota ka dhënë policia e këtij qyteti në lidhje me atë që është cilësuar si vrasja e 36- vjeçarit Kreshnik Zeqiraj.
Zyrtarisht mësohet se autori i vrasjes është Albert Zekaj, 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe.

Ai ka qenë shok me viktimën K.B.. Të rinjtë janë njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kanë qëndruar në shtëpi me qira në qytetin e Fierit.

Më datë 22.06.2017 rreth orës 23:00 ky Zekaj dyshohet se e ka vrarë me sende të forta Zeqirajn dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.

Pas marrjes në pyetje ai pranoi autorësinë e vrasjes dhe hedhjen e kufomës në vendin ku u gjet.

Viktima ishte denoncuar në polici i humbur nga familjarët, por nga veprimet e kryera si dhe nga dyshimet e familjarëve, në muajin Janar 2018 Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka nisur hetimet pasi dyshohej se ky shtetas mund të ishte vrarë ose rrëmbyer.

Nga kryerja e veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit.

– një çekiç me të cilin autori ka kryer krimin;

– mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com