Loading...

‘KU SHKON MOJ VAJZË’ poezi nga Anila Toto

KU SHKON MOJ VAJZË

Ku shkon moj vajzë në mes të natës
E heshtur dhe e vetmuar
Sikur s’mjaftojnë qentë e lagjes
Të uritur dhe të harbuar.

Nën pallton tënde të gjatë e të zezë
Fustani saten i kuq.
Frenoje djallin që t’u zgjua. Dreq!
Të gjithë e kemi nga një huq.

Ti ecën krenare me kokën lart
Edhe rruga është lenduar.
E çështë lëndimi?! Duf e inat!
Kthehu sa larg s’ke shkuar!

Ohh…
Ku shkon moj vajzë në mes të natës
Me shpirt të dëshpëruar…
Ti s’di si i vrasin qentë e lagjes.
Kthehu moj e bekuar!

A. T

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com