Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka befasuar me deklaratën e saj mbrëmjen e sotme në studion e ‘Repolitix’ në “Report Tv”.
E pyetur për disa zëra që qarkullojnë për një takim të mundshëm mes saj edhe Kryeministrit Rama ajo tha se nuk është e vërtetë.
Ajo tregoi vetëm një rast para disa kohësh, teksa ajo ishte me Bashën dhe vajzën e saj Era të cilës Rama i kishte puthur dorën dhe pas një jave sipas Kryemadhit kishte pësuar një incident.
“Të jeni të bindur që jo. Unë isha me Bashën dhe isha edhe me Erën, ai kaloi aty i puthi dorën Erës dhe pas 1 jave theu dorën. I thashë se çdo gjë që prek ai thyhet. Edhe po ta shikoja, do t’i thoja mirëmëngjesi, jep dorëheqjen”, tha Kryemadhi.