Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot në emisionin “Opinion” se Ilir Meta si kryetar i Kuvendit është përgjuar në mënyrë sistematike nga Edi Rama dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Ajo tha se “gjithë LSI-ja, deputetët dhe drejtorët e saj janë përgjuar. Në LSI ka pasur qëndrime për ta denoncuar këtë fakt, por Ilir Meta në atë kohë nuk pranoi që kjo gjë të bëhej publike”.
E pyetur nëse ka fakte për këtë akuzë, Kryemadhi tha se “ka fatura doganore që tregojnë për zhdoganimin e softuerëve të përgjimeve”.
Ajo la të kuptohet se Presidenti përgjohet edhe sot.