Loading...

Kroacia: Pastroni bregdetin, na kushtoi shumë për negociatat

Ministrja e Jashtme e Koracisë, Marija Pejçinoviç Buriç kërkoi nga Shqipëria që të kujdesen më shumë për bredetin shqiptar. Ajo tha që duhet ti kushtohet më shumë vëmendje pastrimit të ujit. Duke dhënë shembullin e vendit të saj, ajo tha se kur filluan negociatat me BE-së kjo fushë ishte pjesa më e gjatë që u desh që Kroacia të përmbushte të gjitha kërkesat gjatë periudhës tranzitore.

”Herë pas here vihet re që ka ndotje të zonës së detit nga jugu në brigjet e Kroacisë. Ajo që është avantazhi ynë në lidhje në industrinë e turizmit është pastërtia e ambienteve, plazheve tona dhe duam ta ruajmë këtë gjë. Menaxhimi i ndotjes dhe mbrojtja e ambientit është një zonë ku ndoshta për momentin shoqëria shqiptarë nuk është shumë e fokusuar. Do t’u siguroja se kur ne filluam negociatat kjo fushë ishte pjesa më e gjatë që na u desh që Kroacia të përmbushte të gjitha kërkesat gjatë periudhës tranzitore. Sa më shpejt të punoni në këtë fushë aq më shpejt do jeni të gatshëm. Është avantazh për të gjithë, jo vetëm uji i pastër, por i jep edhe një shtysë pozitive industrisë së turizmit”,-Marija Pejçinoviç Buriç.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com