Loading...

KQZ paralajmëron gjoba për 110 parti politike: Dorëzoni raportet financiare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka bërë thirrje partive politike që nuk kanë dorëzuar raportet financiare për 2017, ta bëjnë atë pasi në të kundërt do të gjobitën.

Në një dalje për mediat, nga KQZ zëdhënësja Drilona Hoxha tha se nga 128 parti, vetëm 18 kanë dorëzuar raportin.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjve është i vendosur të respektojë ligjin, ndaj ju kujtojmë se afati për dorëzimin e raporteve financiare është data 31 mars 2018 dhe shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e tyre në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga KQZ, në zbatim të nenit 23/4 të ligjit “Për partitë politike”, dënohet me gjobë nga 50.000-100.000 lekë”, thuhet në njoftimin e KQZ.

Gjithashtu KQZ ftoi ekspertët kontabël të licensuar që të shprehin interesin e tyre pranë KQZ-së, për auditimin e fondeve të përfituara dhe shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik 2017.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com