Loading...

Kontrabandë cigaresh nga Mali i Zi në Shqipëri, goditet grupi në …

Policia e Shkodrës ka bërë arrestimin e katër personave për kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë nga Mali i Zi në Shqipëri. Finalizimi i operacionit të koduar “Vijimësia” ka çuar në sekuestrimin  e  90 koli me cigare, rreth 15 mije euro, 7 telefona celularë dhe 3 automjete.

Të arrestuarit janë

– Aleksandër Kontic, 54 vjeç, banues në Grilë, Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, rezident ne Podgoricë, Mali i Zi.
– Edmond Gjolaj, 44 vjeç, banues në Bogiq Polvar, Malesi e Madhe.

– Ardian Okaj, 45 vjeç, banues në Lagjen Skënderbeg, Shkodër.

– Albert Hasanaj, 45 vjeç, banues në Kamicë, Malësi e Madhe.

Skema: Mallrat kalonin në rrugë ilegale dhe magazinoheshin në Malësi të Madhe

Sipas policisë, të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar kontrabandim të cigareve të markave të ndryshme nga Mali i Zi për në Shqipëri, duke importuar dhe transportuar në rrugë ilegale, jashtë pikave doganore kryesisht në zonën kufitare të Malësisë së Madhe, nga kufiri i gjelbër dhe me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Shkodrës.

Këto shtetas pasi i magazinonin në zonën e Malësisë së Madhe  i shpërndanin ato sipas porosive në tregun e brendshëm, duke i tregtuar te persona të tjerë në Shkodër dhe në qytetet e tjera të vendit, si Tiranë, Durrës, Lezhë.

Me cilësinë e provës materiale këtyre shtetasve ju janë sekuestruar:

• 90 koli dhe 29 steka cigare të markave të ndryshme

• 7 telefona celular

• 14.675 euro

• 3 automjete

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të ”Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”, ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, ”Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe ”Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com