Loading...

Kerkoi arrestimin e Saimir Tahirit, Besim Hajdarmataj pa shtëpi, pa makinë dhe pa prona

Vetingu, ka vënë nën “ethe”, njerëzit e drejtësisë, të cilët vijojnë të befasojnë me pasuritë e tyre.

Kostumet e shtrenjta, të cilat bien në sy kur dalin publikisht, nuk janë të deklaruara në formularin e deklarimit të pasurive. Për më tepër rezultojnë edhe të pastrehë.

Një rasti të tillë i përket edhe kreu i Prokurorisë për Krime të Rënda Besim Hajdarmataj, i cili rezulton pa shtëpi, pa makinë dhe pa prona.

Hajdarmataj, kryehetuesi që kalon nëpër duar  dosjet e krimeve të rënda, dhe me ndjesi të lartë në publik, rezulton i varfër, madje më i varfër se Kryeprokurorja Arta Marku, e cila me kredi kishte blerë shtrydhëse frutash.

Në formularin e deklarimit të pasurisë të vitit 2016, të siguruar nga CNA.al, të vetmet të ardhurat, Hajdarmataj i ka nga paga si prokuror.

Hajdarmataj, ka deklaruar shtesë nga të ardhurat e pagës përfshirë CASH  në shumën 500.000 lekë, gjendjen në llogarinë rrjedhëse  963.466.43 lekë si dhe të  ardhurat e përfituara nga paga si Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në shumën 1.888.439.

Në prill të vitit 2016, Hajdarmatës i është bërë hetim pasuror në mënyrë të hollësishme nga ILDKPKI, pasi u kthye nga Amerika, ku shoqëroi ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla.

I varfëri i organit të akuzës, Besim Hajdarmataj është prokurori që ka firmosur kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit, për arrestimin e Saimir Tahirit.

Gjithashtu, Hajdarmataj ka firmosur edhe ngjarje të tjera të bujshme në krye Prokurorisë së Krimeve të Rënda, siç është rasti i pilotit italian, Guido Andrea Guidi, i cili u rrëzua me avionin e tij në zonën e Ishmit, i dyshuar se po kryente trafik droge.

Hajdarmataj ndër vite ka drejtuar institucionin e hetimit në qytete si Tropoja apo Kurbini. Ai ka qenë për një periudhë kohe dhe drejtues i prokurorisë në Durrës për të marrë para rreth dy vitesh drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com