Një kek me bazë vajin e ullirit është ëmbëlsira e përzgjedhur për ditën e sotme. Receta më poshtë, do ua bëjë më të lehtë përgatitjen e saj.
Përbërësit:
3 vezë,
3 lugë sheqer kaf,
pak vaj ulliri (ekstra i virgjër),
3 lugë gjelle miell,
1 lugë kafeje pluhur vanilje.Përgatitja:
Në një enë qelqi shtojmë vezët, sheqerin, vajin e ullirit ekstra të virgjër, miellin dhe i trazojmë mirë derisa të formohet një pastë homogjene.
Marim një tavë të vogël dhe e lyejmë me pak vaj ulliri. Fillojmë e shtrojmë masën që përgatitëm më parë.
E fusim në furrë për 20-30 minuta, në temperaturë 180 gradë. Pasi të jetë gati dhe ta shërbeni, i shtoni pak pluhur vaniljeje sipër.