‘I kam thon, do t’ja q* robt’,… Zbardhen detaje nga atentati i dështuar i vrasësit me pagesë, Kristi Pine.
Bëhet fjalë për atentatin ndaj shtetasit Edmond Çakmashi, i njohur me nofkën “Çako”.
Por plumbat vetëm sa e plagosën dhe Çakmashi arriti të shkonte deri në banesë dhe më pas në spital. Në një kohë që emri i porositësit ende nuk dihet, për ngjarjen u akuzua grupi i vrasësve me pagesë, me organizator Admir Tafilin nga qelitë e burgut.
Po si u organizua atentati ndaj “Çakos”?
Ja dosja
e plotë të ngjarjes së pazbardhur plotësisht dhe bisedat e Pines me Tafilin për pagesën e atentatit.
ORGANIZIMI
Në muajin gusht të vitit 2014, Admir Tafilaj, ndërkohë që ishte duke vuajtur dënimin, i ka kërkuar Kristi Pines që të takohej me Alfred Qefalinë, pasi ai kishte një punë për të. Kristi Pine e ka takuar të pandehurin Alfred Qefalia, i cili i ka kërkuar që të realizonin së bashku vrasjen e “Çakos” dhe për këtë do paguheshin 15000 euro.
Kristi Pine nuk ka qenë i kënaqur për shumën e ofruar dhe fillimisht nuk ka pranuar, por Admir Tafilaj i ka kërkuar përsëri që të shkonte dhe ta takonte të bashkëpandehurin Alfred Qefalia. Më pas, i pandehuri Kristi Pine ka pranuar. I pandehuri Alfred Qefalia i ka thënë të pandehurit Kristi Pine se për kryerjen e kësaj vrasjeje do t’i ndihmonte dhe Adrian Uzuni, i cili është pronar i resortit “Las Palmas”, që ndodhet në Allias.
Në kuadër të përgatitjeve për kryerjen e vrasjes së shtetasit Edmond Çakmashi, i pandehuri Kristi Pine së bashku me të pandehurin Alfred Qefalia, janë takuar disa herë edhe me të pandehurin Adrian Uzuni në resortin e këtij të fundit dhe kanë biseduar për mënyrën se si do të realizonin vrasjen dhe pagesën që do të përfitonte ai.
Adrian Uzuni i ka treguar fizikisht të pandehurit Kristi Pine objektivin e atentatit, shtetasin Edmond Çakmashi, që ishte banor në Shkozë. Së bashku kanë shkuar disa herë në këtë lagje ku banonte shtetasi Edmond Çakmashi, kanë fiksuar banesën, mjetin tip “Audi” me të cilin lëvizte, vendin ku e parkonte dhe kohën kur dilte ose hynte nga banesë. Tentativa e parë për të vrarë shtetasin Edmond Çakmashi ka ndodhur në datën 03.09.2014, ku i pandehuri Kristi Pine ka shkuar se bashku me të pandehurin Alfred Qefalia dhe të pandehurin Klajdi Shermadhi.
Sipas marrëveshjes, vrasjen do ta kryente Klajdi dhe të pandehurit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia do ta shoqëronin. Por, kur kanë shkuar pranë banesës së shtetasit Edmond Çakmashi, të pandehurit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia, kanë parë që Klajdi ishte shumë i shqetësuar, i dridheshin duart kur mbante armën në dorë dhe në këto kushte, të pandehurit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia e kanë lënë Klajdin në automjet dhe kanë shkuar vetë për të kryer ekzekutimin.
Ditën që është realizuar krimi, më 05.09.2014, të pandehurit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë qëndruar te resorti në pronësi të pandehurit Adrian Uzuni, i thirrur “Cufe”, ndërkohë që ky i fundit ka lënë një mjet tip fuoristradë në Farkë, me të cilin autorët do të afroheshin dhe largoheshin pas kryerjes së krimit.
Rreth orës 19:30, të pandehurit Kristi Pine, Alfred Qefalia, Adrian Uzuni dhe dhëndri i tij, shtetasi, D.Z., me automjetin tip “Benz A class”, të bashkëshortes së të pandehurit Adrian Uzuni, kanë shkuar në Farkë, te vendi ku kishin lënë mjetin fuoristradë. Pasi kanë mbërritur te vendi ku ishte parkuar fuoristrada, të pandehurit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë zbritur nga mjeti “Benz A class” dhe kanë marrë fuoristradën për të shkuar Shkozë, ndërsa i pandehuri Adrian Uzuni dhe dhëndri i tij janë kthyer në resort.
Rreth orës 21:00 të pandehurit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia, kanë qenë te nënstacioni elektrik në Shkozë, pranë banesës së shtetasit Edmond Çakmashi. Pasi është afruar pranë mjetit, viktima sapo ka parë të pandehurin Kristi Pine ka ndezur dritat e mjetit, ndërkohë që i pandehuri Kristi Pine ka vendosur dorën në fytyrë për të mos u verbuar. Pasi është siguruar se në automjet ndodhej shtetasi Edmond Çakmashi, i pandehuri Kristi Pine ka shkuar pas një pallati, ka veshur dorezat, ka mbushur pistoletën, është kthyer në të njëjtën rrugë duke u afruar te makina nga krahu i shoferit, ndërkohë që viktima qëndronte i ulur në sediljen e shoferit, me dorën mbështetur në derë dhe po fliste në telefon.
Në këto momente, i pandehuri Kristi Pine ka qëlluar disa herë në drejtim të shtetasit Edmond Çakmashi dhe pas kësaj është larguar me vrap për te mjeti ku e priste i pandehuri Alfred Qefalia dhe së bashku janë larguar në drejtim të Farkës. Të nesërmen, Kristi Pine i ka kërkuar gjysmën e parave Adrian Uzunit për atentatin dhe ai nuk ia ka dhënë. Më pas, Pine ka folur me Tafilajn me SMS për paratë.
MESAZHET
Pine: Ej, po foli naj cik atij shokut tat ca do boj për ato lekët që më ka borxh mu, atij “C”-së (Adrian Uzuni).
Tafilaj: Po s’flas mo me të mor vëlla, atij sa të bëhen naj fije mir me ja q… robt ne p….
Pine: E po mirë, në rregull kur të bëhesh nji fije më mirë t’i, kur të ngrefet ty…. bojmë ne hajt.
Tafilaj: Po normal, atij, i kam thon atij Cufes, do t’ja q.. robt në p… atij, k….
Pine: Po atij po, atij po or burrë s’bëhet llaf, po osht shoku i këtij intrigantit që ka fut këtë shokun tat në burg.
Tafilaj: E di mor vëlla, e di.