QYTET ANTIK
Jemi qytetare te nje qyteti antik,
Ku vjen gjithe bota qe te gjeje paqe.
Ketu nata eshte sterre, e dita eshte drite,
E jeta ka shkaqe!
Jemi bashkepunetore te fateve tona,
Bashke shkaterrojme e ndertojme prap bashke,
Luftojme e pajtohemi per te drejtat tona,
Qe ne kohen e lashte!
Ne salla te medha ndihemi te vegjel!
Edhe pse na pushton cdo cast krenaria,
I duam sukseset e bujshme te heshtura,
Se vlen e gjithe njerezia ..
Por perpara detit , nen zhurmen e dallgeve
Heshtem… e mbetemi pa fjale e fryme!
Sic mbesim para endrrave a cdo gjeje te madhe
Qe ngjan… me ty !
Anila Toto