Nje debat i ashper eshte zhvilluar mbrëmjen e djeshme në studion e “360Gradë” në Ora News, mes analistit Shpëtim Nazarko dhe deputetit Dashamir Shehi.
Nazarko duke iu drejtuar Shehit tha se në 25 vjet nuk është bërë asgjë për vendin, ndërsa kjo qeveri tha ai po bën gjithçka nga e para.
Edhe reagimi i Dashmir Shehit ishte i ashpër.
Ndiqni debatin e plotë:
Nazarku: Duhet vajtur në shkollë dhe jo në Institutin Vitrina. Po bën një arsim profesional, për herë të parë po të vë në gazhdën e energjisë, të elektricitetit, të ujit
Myftaraj: Edhe vuri Henri Çilin ti bëjë këto…
Nazarko: Për herë të parë po të bën reformën territoriale. E di ti që Shqipëria do tel elektriku dhe tuba uji më shumë se Gjermania
Myftarja: Vitrina nuk bëri reformën arsimore, UET bëri reformën arsimore
Nazarko: Ju lashë të flisnit…se këtyre nuk u duket gjë, që ai mjeshtri që ka qenë dhe 25 vjet që kemi qenë ne këtu, nuk kanë thënë asgjë për piramidat këta, edhe e kuptojnë sukses të madh këta.
Myftaraj: Ka thënë FMN për piramidat…
Nazarko: Këta nuk kanë thënë asgjë dhe Dashi nuk ka thënë asgjë që është ekonomist
Shehi: Unë ta përmenda që piramidat ishin një rrënim…
Nazarko: 2005-2010 ke harxhuar 10 mld dollarë të marrë nëpër banka ti
Shehi: Ti nuk di asgjë, ti je komplet injorant mor burrë …
Nazarko: Injorant?!
Shehi: Komplet, më vjen keq!
Nazarko: Dëgjo Dashi edhe unë të them injorant ty….
Shehi: Thuaj sa të duash
Nazarko: …se ti je ekonomist dhe në vitin 1996 kur janë bërë piramidat nuk ke thënë asnjë llaf në Shqipëri
Shehi: Në daç me ditë unë kam qenë i pari që kam folur
Nazarko: Ti ke folur për Piramidat? Ma nxirr dhe unë nuk flas më kurrë sa të jem gjallë! Asnjë nga ju nuk ka fol për pirmaidat! I keni vënë zjarrin Shqipërisë, ja keni vënë në territor, ja keni vënë në pyje, në ujëra, në energji dhe tani thoni po ça ka bërë ky?! Po lan ato mutrat që kanë bërë këta 25 vite, ato mutrat që keni bërë. Fshati shqiptar do bërë prap nga e para, do prishur 90% e fshatit, do bërë prapa elektriku. Kanë prishur të gjitha këta, kanë prerë pyjet pa fund dhe po mbytemi vit për vit dhe thotë ai ska bërë asgjë. Këtë po bën po lan mutrat e 25 vjetrave, po përpiqet të çentrojë shtetin dhe po vijmë tek tema. Ka shumë të meta për mua dhe unë do të bëja më shumë punë se Rama po të isha i pari. Por tentativa për të thënë që një vend këtu në Ballkan të bëjë regjim nuk ka asnjë kuptim. Të bësh regjim duhet një para e madhe, një diktaturë e madhe. Për cilën liri fjalë e keni? E dini që gazeta ka 33 gazeta dhe shiten të gjitha me 10 mijë kopje, pse Rama jua ka fajin ju.
Çani: Kush i vuri fajin për këto gjëra. Ai ju bëri një pyetje dhe ju tha çfarë ka bërë, ti parashtrove jashtëqitje…
Nazarko: Atë që po bën tani me Greqinë nuk e keni bërë për 100 vjet
Shehi: Ne nuk e dimë se çpo bëhet njëherë…
Nazarko: Ja ta shpjegoj unë. Po bën një marrëveshje për kufijtë tokësorë, për pronat që ke humbur ti që nga viti 40 e këtej, janë shumë këto Dashi, ti ske guxuar ti thuash…
Shehi: Ore ti sikur je memoria e historisë
Nazarko: Piramidat i kemi jetuar të dy bashkë dhe do të kisha parë dy rreshta ty në shtyp.