Prej disa ditësh moti është karakterizaur i ngrohtë me diell. Mirëpo gjendja do të ndryshojë pasi që nga dita e nesërme do të nisin reshjet e shiut. Sipas sinoptikaanëve të Shërbimit metetorologjik Ushtarak gjithashtu pritet që në javën e tjetër të kemi edhe një rënie graduale të temperaturave deri në katër gradë celsius në vlerat maksimale dhe 2 gradë në vlerat minimale.
Moti parashikohet i kthjellët me vranësira më të theksuara në pjesën veriore, ku nuk përjashtohet mundësia e reshjeve të izoluara të shiut. Baza e reve të ulta 900 metër. Era me drejtim jugperëndim-juglindje 1-18m/sek. Forca e detit 5 ballë, me lartësi dallge 3.0metër. Shikimi 1-20km, mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 2/17
Vendet e ulëta 3/22
Vendet bregdetare 7/20
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatës. Në zonën e veriperëndimore dhe atë qendrore hera-herës reshje me intensitet deri edhe të lartë në formën e stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike. Baza e reve të ulëta 500 metër. Era me drejtim juglindje-jugperëndim 1-18m/sek. Forca e detit 5 ballë me lartësi dallge 3.0 metër. Shikimi 1-20 km, mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 4/15
Vendet e ulëta 5/20
Vendet bregdetare 9/18
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensite të dobët dhe mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive lokale. Baza e reve të ulëta 800 metër. Në Alpe dhe zonat malore në lindje në lartësitë mbi 1000 metër reshje dëbore. Era me drejtim juglindje-jugperëndim 1-15 m/sek. Forca e detit 5 ballë, me lartësi dallge 2.5 metër. Shikimi 1-20 km, mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit dhe përgjatë ditës për shkak të reshjeve.
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 2/11
Vendet e ulëta 3/16
Vendet bregdetare 7/14
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të dobët dhe mesatar në formën e shtrëngatave në veri dhe në pjesën bregdetare. Baza e reve të ulëta 800 metër. Era me drejtim perëndim-jugperëndim 1-12 m/sek. Forca e detit 4 ballë me lartësi dallge 2.0 metër. Shikimi 1-20km, mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit dhe përgjatë ditës për shkak të reshjeve.V.D/Dritare.net/
Temperaturat parashikohen:
Vendet malore 1/10
Vendet e ulëta 2/15
Vendet bregdetare 6/13