Pas vendimit për t’u ekstraduar në Shqipëri, ish-truproja i Berishës nuk i ka ndalur denoncimet për kërcënime dhe për ofendime që sipas tij vijnë nga njerëzit e ish-kryeministrit.
Në një postim së fundmi në rrjetet sociale Izet Haxhia shkruan se që pas publikimeve të tij për vrasjen e Azem Hajdarit dhe për implikimin e Berishës është kërcënuar në vazhdimësi, dhe kohët e fundit po kërcënojnë femrën me të cilët ai deklaroi se është një person i rëndësishëm në jetën e tij.
“Ka me tepër se dy jave qe këta ‘trima me kanun ‘kane filluar te kërcënojnë e bëjnë shantazh ndaj një femre ,qe nuk ka te beje aspak me politiken apo rrëfimet e mia,” shkruan Haxhia.
Postimi i plotë:
Ka rreth kater vjet qekur kam filluar te rrefej te vertetat e mia ,qe kam marre nepermjet rrjeteve sociale me qindra mesazhe kercenuese ,fyese me nje gjuhe bastardesh perkrahes te berishes, te denje vetem per ata dhe shefin e tyre ..As me kane impresıonuar ,as prishur terezine lere pastaj te me trembin .Une jetoj i detyruar ne nje vend qe e dine te gjithe me adres te sakte .İ kam ftuar shpehere ,bujrum le te vijne .Nuk me trembin as killerat e berishes apo kujdoqofte tjeter ..
Por ka me teper se dy jave qe keta ‘trima me kanun ‘kane filluar te kercenojne e bejne shantazh ndaj nje femre ,qe nuk ka te beje aspak me politiken apo rrefimet e mia . Aq shume jane trazuar e verbuar nga keto te verteta dhe nga frika e ballafaqimit perpara drejtesise me liderin monster te tyre ,sa kercenojne e shantazhojne nje femer qe une te mbyll gojen e te mos kthehem ne atdhe ..Doja tu thoja ketyre pederasteve te bershes apo grupit te ‘ROGNERİT ‘qe asnje kercenim apo shantazh i ndyre i ketyre ‘trimave te kanunit te shpellave ‘nuk me tremb as mua as ate qe kercenoni e shantazhoni ..Ora e ballafaqimit me liderin tuaj frikacak po vjen ..