Loading...

Itali, 11 të arrestuar për drogë e armëmbajtje pa leje, 2 janë shqiptarë

Policia italiane ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një organizatë trafikantësh droge.

11 anëtarë të bandës janë arrestuar, 7 prej tyre në arrest me burg mes të cilëve dhe dy shqiptarët Elio Cela 31 vjeç dhe Marigen Abdurramani 38 vjeç, ndërsa  4 të tjerë në arrest shtëpiak.

Akuza ndaj tyre është trafik droge e tipit kokainë, e marijaunë si dhe armëmbajtje pa leje.

Operacioni i koduar “Sta senz’ pensier” ka zbardhur se kjo organizatë trafikonte drogë në rajonet e Kampanjës, Abruzzo e Marke.

Gjatë operacionit janë sekeustruar 2 kg kokainë, 4 kg hashash, 1 kg marijaunë, disa gramë metanfetamina , 9 590 euro cash, një pistoletë me numër kalibri të fshirë e 230 lumba të kalibrave të ndryshme.

Lënda narkotike tafikohej me automjete të vogla nga rajoni i Kampanjës në Abruzzo e Marke e më pas shpërndahej në lokalet e natës të frekuentuara sidomos nga të rinjtë.

Shqiptarët e arrestuar janë rezidentë në Itali. Marigen Abdurramani në komunë e Martinsicuro, në rajonin e Aruzzos, ndërsa Elio Cela në Grottammare në provincën e Ascoli Picenos në rajonin Marke.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com