Seanca dëgjimore me Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro nisi me debate në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Kryetarja e komisionit, deputetja e PD-së Albana Vokshi e nisi mbledhjen duke këmbëngulur në marrjen e një përgjigje të drejtëpërdrejtë për pyetjen e drejtëpërdrejtë që bëri: A do të shembet teatri? Por kjo pyetje shkaktoi ”përplasje” mes deputetëve.
Debati mes tyre
Albana Vokshi: A do shembet teatri?
Mirela Kumbaro: Nuk diktoj mënyrën si bëni pyetjet. Ju nuk më diktoni përgjigjen.
Albana Vokshi: Përgjigjuni pyetjes?
Mirela Kumbaro: Zonja Vokshi më jepni rastin të flas
Albana Vokshi:Këtu mbledhjen e drejtoj unë. Pyetjen e bëj unë: A do të shembet teatri?
Ismet Beqiri: Ti je rrezik të shkatërrosh dhe muret jo më nervat tona. Lerë zonjën ministre të përgjigjet. Boll të lutem!
Albana Vokshin:Ule zërin
Ismet Beqiri: Kjo është diktaturë. Mjerë populli thotë po të vijë Albana në pushtet. Ke bërë 11 pyetje. Më hoqe trurin
Albana Vokshi: E kuptoj që e keni me siklet, por lërjani kryeministrit sikletin
Mirela Kumbaro: Nuk kam asnjë lloj sikleti. Ndryshimi i VKM nuk kishte synim për të nxjerrë asnjë objekt specifik qoftë të Teatrit Kombëtar. Ajo VKM kishte shumë pasaktësira….
Albana Vokshi: Nuk po i përgjigjeni ende 100 herë ju pyeta. E kuptoj dhe sikletin
Mirela Kumbaro: Nuk kam asnjë lloj sikleti