Loading...

‘Imazhe’ Poezi nga Anila Toto,Poetja Vlonjate

Imazhe

Shumë njerëz mendojnë se jemi robër të imazhit
E se zvogelohemi për të duke mbytur ëndrrat.
Është thjesht çështje midis edukimit dhe fatit
Të gjesh mënyrën tënde për të bërë bëmat.

E nëse rrijmë larg, të çrregullt e tê vetmuar
A buzëqeshim o qajmë hapur apo në heshtje
Ështê thjesht njē çështje pak e ngaterruar
Të mos jetosh e dhembësh veç për vete.

E nêse ke miq, armiq dhe tradhëtarê
Nga ata me më shumë klas e të shkolluar
Ty prap do të të shohin si të marrë…
Sepse imazhet gjithmonë janë ngatërruar.

Anila Toto

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com