Loading...

IGJEUM jep alarmin për datat 1 dhe 2 prill

Ditëve me diell duket se u erdhi fundi. Instituti i Gjeoshkencave parashikon se në fundjavë do të rikthehen sërish reshjet e shiut.

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë në të gjithë territorin do të kenë rritje të niveleve dhe të prurjeve përgjatë datave 1 dhe 2 Prill 2018. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme në pjesët malore të baseneve.

RESHJET
Sot pasdite (e premte, dt. 30), në përgjithësi, nuk priten reshje, ndërsa nesër (e shtunë, dt.31) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Dibër, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta, por në zona të kufizuara ato mund të jenë mesatare, shoqëruar edhe me shtrëngata me kohëzgjatje të shkurtër.

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13 / 21 °C

në vendet e ulëta: 12 / 23 °C

në vendet malore: 6 / 18 °C

ERA

Sot pasdite (e premte, dt. 30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa nesër (e shtunë, dt. 31), ajo do të jetë e fortë, sidomos në bregdet dhe në veri-lindje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com