“Furtunë” reagimesh në rrjetet sociale por edhe në radhët e deputetëve opozitarë, ka shkaktuar një “batutë” e kryeministrit Rama lëshuar sot nga foltorja e Kuvendit.
“Për herë të parë në historinë e Shqipërisë kryeministri ofendon publikisht popullin të cilin duhej të drejtonte”, shkruan i revoltuar deputeti i PD Bardh Spahia.
Duke iu referuar fjalës së kryetarit të opozitës, Lulzim Basha i cili tha se do përballej me ngritjen popullore për taksat tejet te larta, Rama tha:
“Kjo puna e popullit është si puna e atij muhabetit që i thua atij të shkretit ngrihu ngrihu por më kot se ai nuk ngrihet e rri me kokë poshtë”. Spahia e cilëson Ramën si kryeministrin më të turpshëm që ka pasur Shqipëria.
“I turpshëm, i pamoralshëm dhe qartësisht ofendues në krahasimin e tij tejet vulgar”, përmbyll deputeti shkodran.