Edi Shehaj, i riu nga Vranishti Vlorë, u ndesh për titullin Kampion Bote në versionin kikboks, në Zvicër.
Le t’i urojmë Edit suksese dhe të jemi besimplotë se këtë titull do ta fitojë, duke bërë krenar jo vetëm vendlindjen e tij, zonën e tij, por të gjithë ne dhe të gjithë Shqipërinë!
Vlora dhe Labëria krenohen me Edi Shehaj “Kampion Bote”!
Shqiptarët që na bëjnë krenar nëpër botë, këtë herë , një djalë i fortë dhe i talentuar fitoi mbrëmë këtë titull!
Padyshim që arritja e këtij rezultati i atribuohet edhe trajnerit Alban Alikaj, të cilin e falenderoj dhe e përgëzoj për punën e shkëlqyer!
Edi Shehaj e uron dhe deputeti i zonës Z .Vullnet Sinaj , në një status në fb e tij.