Loading...

Hoqi reçipetat dhe i tha: ‘Ke skaduar’ Berlusconit në fytyrë, Silvio i kthen përgjigje vajzës

Ditën e djeshme Silvio Berlusconi u ndesh me një incident të sikletshëm, teksa shkoi të votonte në një prej qendrave të votimit në Itali.
Një vajzë rreth të 30-ave, pjesë e lëvizjes së grave “Femen”, kishte hequr reçipetat dhe i bërtiti në sy Berlusconuit se koha e tij kishte mbaruar. Ajo u nxor nga ambientet e votimit nga forcat e sigurisë, ndërsa videoja bëri xhiron e rrjetit.

E reja quhet Melodie Mousavi Nameghi dhe është franceze me origjinë iraniane. Ajo kishte mundur të hynte në qendrën e votimit me një teser si gazetare e lirë.

Kundrejt fjalëve të vajzës, Berlusconi u përgjigj:

“Ka mbaruar koha ime? Po, në fakt nuk kishte më radhë. Ishte një shfaqje e menjëhershme dhe nuk pata mundësi të shoh asgjë. Në mes të të tjerëve, nuk di çfarë ndodhi. Ishte si një fantazmë. Nuk e di. Nuk pashë gjë.”

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Q9PcYBE62Uo]

https://youtu.be/Q9PcYBE62Uo

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com