Loading...

Historia e himnit të Flamurtarit

Sipas gazetarit të mirënjohur sportive Moisi Dalipi, emri i të cilit është i lidhur ngushtë me historinë moderne e sukseseve të Flamurtarit, shenjat e para të krijimit të një himni të Flamurtarit janë shfaqur që para viteve 1990.

Gazetari Dalipi, kujton se, “në dhomat e zhveshjes apo dhe në seancat stërvitore, dëgjoheshin vargje të kënduara nga lojtarë të ndryshëm të Flamurtarit, të cilët gjithsecili sipas mënyrës së vet, pretendonin se duhet të ishin himni i ekipit, por pa e pasur kurrë një himn përfundimtarë”.

Në vitet në vazhdim, ka tentuar kompozitori vlonjat Flamur Laro të krijojë një himn për Flamurtarin, por pa rezultat. Edhe këngëtarja e mirënjohur e Vlorës, e cila nuk jeton më, Anita Bitri, ka tentuar të këndojë një himn për ekipin e futbollit, por pa rezultat konkret. Himni është bërë realitet dhe është ai që këndohet sot, fal këngëtarit vlonjat Viktor Tahiraj.

Related imageImage result for flamurtari ne historiImage result for flamurtari ne histori

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com