1169 – Saladini apo Salahudini bëhet emir i Egjiptit-Saladini ishte sulltani i parë i Egjiptit dhe Sirisë dhe themeluesi i dinastisë Ayyubid. Mysliman me origjinë kurde, Saladini udhëhoqi opozitën myslimane kundër kryqtarëve evropiane. Në kulmin e fuqisë, sulltanat e tij përfshinte Egjiptin, Sirinë, Mesopotaminë, Jemenin, dhe pjesë të tjera të Afrikës së Veriut.
1881 –Lufta greke për pavarësi nga perandoria Osmane– Thesalia bëhet pjesë e Greqisë. Në epikën e Homerit, Odiseu viziton mbretërinë e Aeolus, dhe ky është emri i vjetër për Thesalinë. Fusha e Thesalisë është vendi i betejës mes perëndive; sipas mitologjisë, Kadmus mbolli dhëmbë në këtë fushë dhe prej tyre mbinë njerëz, autoktonë, vendas, lindur nga dheu); një nga djemtë e Kadmusit dhe Harmonisë quhej Ilir dhe Illyrian u quajtën pasardhësit e tij. Kadmus, fenikas, solli edhe alfabetin në këtë rajon, sipas mitit. Në shek. IV pes, Thesalia u përfshi në mbretërinë e Filipit II të Maqedonisë. Në shekujt e parë të erës sonë, Thesalia më u bë pjesë e Perandorisë Romake, dhe më pas pjesë e perandorisë romake të Lindjes, Bizantine. Avarët erdhën në këtë pjesë të Evropës në vitet 550, të pasuar nga fiset sllave në shekullin e VII, dhe aleanca Avare – Sllave filloi të kontrollojë Perandorinë byzantine, përfshi Thesalinë. Në vitin 1821, pjesë të Thesalisë u përfshinë nga kryengritjet e para për pavarësi nga perandoria osmane. Thesalia u bë pjesë e shtetit modern grek në vitin 1881, pas Traktatit të Berlinit.
1904 –Lindi Joseph Campbell, mitologjist amerikan, shkrimtar dhe pedagog i njohur për punën e tij në mitologjinë krahasuese. Vepra e tij mbulon shumë aspekte të përvojës njerëzore. Filozofia e tij është përmbledhur shpesh në thënien; “Ndiqni lumturinë tuaj”. Joseph John Campbell vdiq më 30 tetor 1987.
histori-cfare-ka-ndodhur-me-24-mars 1913 –Lufta I Ballkanike: Forcat bullgare marrin Edirnenë (Adrianopojë), pas 5 muajsh rrethimi dhe dy sulme të guximshme gjatë natës. Robërit osmanë të luftës u trajtuan shumë keq dhe disa prej tyre u vranë. Sipas raportit Carnegie, ndaj bullgarëve u bënë dy akuza kryesore:
1 – ata i trajtuan robërit osmanë të luftës me shumë mizori.
2 – autoritetet bullgare lejuan plaçkitjen e pronës së popullsisë turke të Edirnesë për tre ditë pas dorëzimit të qytetit.
1931 – SwissAir themelohet si linja ajrore kombëtare e Zvicrës.SwissAir konsiderohet një nga linjat ajrore më të mëdha ndërkombëtare dhe njihet si “Flying Bank” (Bankë Fluturuese) për shkak të stabilitetit financiar të kësaj linje ajrore.
1979Anwar al – Sadat, Menachem Begin dhe Jimmy Carter të nënshkruajë Traktatin e Paqes Izrael – Egjipt në Uashington, DC. Normalizimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Egjiptit, hyri në fuqi në janar 1980. Në mars 1980 u përuruan fluturime të rregullta ajrore. Egjipt gjithashtu filloi furnizimin e Izraelit me naftë bruto. Traktati u prit me polemika të mëdha në të gjithë botën arabe, ku U dënua dhe konsiderua si thikë në shpinë. Ndjenja e zemërimit ishte veçanërisht e fortë në mesin e palestinezëve, me udhëheqësin e Organizatës Çlirimtare të Palestinës, Jaser Arafat, duke deklaruar; “Le ta nënshkruajnë, paqja e rreme nuk do të zgjasë”. Në anën tjetër, traktati bëri që presidenti egjiptian Anwar Sadat dhe kryeministri i Izraelit, Menahem Begin të ndanin Çmimin Nobel të Paqes. Megjithatë, si rezultat i traktatit, Egjipti u pezullua nga Lidhja Arabe më 1979 deri 1989, dhe Sadati u vra me 6 tetor 1981 nga anëtarët e Xhihadit Islamik Egjiptian.
1997 –Afër San Diegos, Kaliforni, policia zbulon 39 viktima të një vetëvrasjeje në masë – anëtarë të kultit “Heaven’s Gate”, të cilët besonin se vetëvrasja do t’i lejonte ata të dilnin nga trupi dhe të hynin në një anije jashtëtokësorësh e fshehur pas kometës Hale-Pope.