NATO ka dëbuar 7 anëtarë të stafit nga misioni rus. Ky vendim vjen si rrjedhojë e dëbimit të shumë diplomatëve rusë nga SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian.
Helmimi i ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në mes të rrugës në Britani ka nxehur politikën europiane dhe atë amerikane duke ndërmarrë këto veprime drastike ndaj Rusisë.
Nga ana tjetër, Putin i hedh poshtë të gjitha akuzat se ka gisht në helmimin me agjent nervor të ish-spiunit Skripal. Pas vendimit të 21 shteteve për dëbimin e diplomatëve rusë, ka ardhur dhe kundërpërgjigja e fortë nga Kremlini.
Mediat e huaja raportojnë se Moska zyrtare ka kërcënuar se do të hakmerret ndaj shteteve që dëbuan ambasadorëve të tyre. Kremlini pohoi se shpreh keqardhje për vendimin për dëbimin e diplomatëve ndërsa shtoi se Moska do të analizojë situatën para se të kundërpërgjigjet.
“Keqardhje për vendimin për dëbimin e diplomatëve. Do analizojmë situatën para se të kundërpërgjigjemi. Rusia nuk ka lidhje me helmimin në Britani”, thuhet në reagimin zyrtar.