Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë, si në kohën kur drejtonte Hashim Thaçi apo Isa Mustafa, kanë ngecur dhe nuk po zbatohen.
Haradinaj theksoi se duhet një vlerësim i brendshëm, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Shqipërisë së pse po ngecë zbatimi. Këto komente, Haradinaj i bëri pasi u pyet nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri me tani nga takimet e dy qeverive.
“Kapaciteti për të bashkëpunuar bashkë me Republikën e Shqipërisë qeverisës ekziston, por nuk është aq në zbatim, nuk ka ndodhur mjaftueshëm, në të kaluarën, mendoj as tash jo. Ekziston një ndjenjë e mirë, në vullnet i madh, ekziston një. Por praktikisht ka disa po i quaj ashtu që çalon në disa aspekte. Të gjitha marrëveshje që atëherë që janë nënshkruar e deri sot, është dashur të arrijnë në Kuvend, do të kërkoj që me shkresa t’iu vijnë deputetëve. Donë ndoshta evoluim të brendshëm pse ngecë zbatimi, pra i të dy qeverive, nuk mendoj vetëm i Kosovës, por edhe i Shqipërisë. Do të thotë do një vlerësim të brendshëm pse ngecë zbatimi”, tha Haradinaj.