Loading...

Habit Kumbaro: S’ka projekt, vetëm koncept për teatrin

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka folur për debatin e madh për Teatrin e ri Kombëtar. E ftuar sot në emisionin “Kjo javë” në News24 ndonëse pak javë më parë (12 mars), u prezantuar projekti i ri për Teatrin, Kumbaro thotë se nuk ka një projekt por një koncept, një propozim nga një arkitekt i njohur.

Kumbaro deklaroi se është e hapur për propozime të tjera por konkrete dhe brenda hapësirave ligjore. Ajo tha se prezantimi i projekti nga arkitekti danez kishte të bënte me një koncept i propozuar nga një arkitekt, reputacioni i të cilit tashmë është i konfirmuar botërisht, por është thjeshtë një koncept sipas saj.

Ndalemi pak tek teatri, këtu ka gëluar debati. Artistët e quajnë një periudhë pa dialog, një periudhë heshtjeje, ku është paraqitur projekti dhe gjithçka mund tëp ritet. Cilat janë zhvillimet, si i shihni këto që po ndodhin?

Në radhë të parë nuk jam dakord me emërtimin që bëhet, periudhë pa dialog. Ne kemi qenë tërë kohën në komunikim dhe vazhdojmë të jemi dhe unë këtë nuk e quaj as debat, as luftë, as përpjekje dhe tonet që përpiqen të përcillen si tone lufte unë nuk i ndaj.

E para sepse nëse disa individë apo një grup individësh ngrenë zërin më lart për të thënë të njëjtën gjë që themi nëpër tavolina me një grup shumë më të gjerë që shkon përtej disa individëve që dalin në ekran. Komuniteti i artistëve por edhe opinioni publik është shumë më i gjerë dhe po ta shikoni dhe në zërat që kemi në media por dhe në ato që shkëmbehen në rrjetet sociale ka nëj diversitet shumë të madh mendimesh.

Në fakt unë këtë diversitet mendimesh e marr si një vlerë të shtuar të asaj që quhet diskutim, konsultim, komunikim publik. Sepse gjithçka ndodh në sheshin e mejdanit. Dhe dua të sqaroj dhe një gjë: nuk është paraqitur projekt. Është paraqitur dhe ndarë më publikun sikurse ishte premtuar një koncept i propozuar nga një arkitekt, reputacioni i të cilit tashmë është i konfirmuar botërisht. I propozohet shtetit shqiptar një koncept për një projekt të Teatrit Kombëtar.

Dhe ky projekt është parë…

Jo nuk është projekt, duhet të bëjmë një dallim. Është shumë e rëndësishme të kuptojmë nuk është një projekt. Është një koncept, një propozim për një ide si mund të jetë teatri.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com