Presioni mbi qeverinë e re, pas muajsh çoi në reformimin e koalicionit të madh. Angela Merkel rizgjidhet për herë të katërt kancelare e Gjermanisë.
Këtë të mërkurë, Bundestagu gjerman votoi me 364 vota pro nga 709 gjithsej për zgjedhjen si kancelare të Angela Merkel. Shumica e kërkuar ishte 355 vota.
Në votimin e fshehtë, Merkel mori 35 vota më pak se 399 vendet e aleancës qeveritare mes CDU/CSU dhe Partisë Socialdemokrate, SPD: Rizgjedhja e Merkelit u bë e mundur pas koalicionit me socialdemokratët dhe votës Po të bazës së Partisë Socialdemokrate më 4 mars. Tani qeveria e re mund të filllojë nga puna.