Loading...

Grinden për gurët, bën për spital të vëllanë

Një konflikt për motive banale mes dy vëllezërve mund të kishte pasur një fund tragjik. Policia e Matit raporton se një 44-vjeçar ka goditur me mjete të forta të vëllanë pasi është konfliktuar për një grumbull gurësh.

Ndërhyrja në kohë e policisë parandaloi përshkallëzimin e situatës duke arrestuar në flagrancë autorin e kësaj ngjarje, Romeo Lika.

Ndërsa i vëllai i tij, 55-vjeçari F.Lika, pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës , Tiranë.

Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com